Bota me optimizëm pas takimit Trump-Kim

Bota me optimizëm pas takimit Trump-Kim

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili ishte i pari që filloi bisedime diplomatike me regjimin e izoluar, duke i hapur rrugën takimit të Singaporit Trump-Kim, shprehu besimin për “ç’armatosjen e plotë bërthamore dhe paqen” në Gadishullin Korean. Ai pranoi se thuajse nuk kishte kishte fjetur dot fare një natë më parë.

Në Pekin, Ministri i Jashtëm Wang Yi i tha gazetarëve se Kina shpresonte që bisedimet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut mund të sillnin më në fund një marrëveshje paqeje, e cila do t’i jepte fund zyrtarisht Luftës Koreane.

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha në një konferencë të përbashkët për shtyp së bashku me udhëheqësin e Malajzisë, Mahathir Mohomad, që vizitoi Japoninë, se Koreja e Veriut “do të ketë një të ardhme të shkëlqyer, në se ndjek rrugën e duhur”. Përmes një deklarate me shkrim, të publikuar disa orë më vonë, Kryeministri Abe tha se premtimi i Phenianit për ç’armatosje të plotë bërthamore, është një hap i parë pozitiv për një rezolutë gjithëpërfshirëse.”

Në Rusi, Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, tha se Moska është e gatshme të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes, sipas një njoftimi të agjencisë ruse të lajmeve, Tass. /VoA

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/reagime-optimiste-pas-takimit-trump-kim-547374/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

COMMENTS