Dorëzohet Sefer Seferi

Dorëzohet Sefer Seferi

Sefer Seferi është dorëzuar në raundin e pestë kundër Tayson Furi.

Roundi i parë i kësaj ndeshje ishte më shumë për spektakël ku të dy boksierët u përkujdesen edhe për vallëzim në ring dhe për pak spektakël për publikun në skenë.

Në roundin e dytë Seferi dhe Fury ishin të barabartë por që ndeshja filloi që të jetë më interesante ndërkaq Fury në fund u nis në një sulm por që Seferi e ndali mirë atë.

Edhe në raundin e tretë Fury fillojë që të sulmojë por Seferi mbrohet shumë mirë. Gjatë minutës se dytë Fury ishte më i mirë dhe bëri disa goditje që e trullosen Seferin, por që nuk arriti që ta rrezojë në parketë. Këtë raund e fitojë Fury!

Në raundin e katër Fury hyri me një vetëbesim me të madh për ta mposhtur dhe rrezuar Seferin por megjithatë ai ja doli që të qëndroi edhe këtë raund, madje lansoi edhe disa goditje të mira kundër tij!

COMMENTS