Gjoba për 82 shoferë për parkim jo të drejtë

Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa katër persona janë me lëndime të lehta trupore nga gjithsej njëmbëdhjetë fatkeqësitë e komunikacionit që në njëzetë e katër orët e kaluara kanë ndodhur në rajonin e Shkupit. Dëm material është shkaktuar në pesë aksidente.

Të dhënat e buletinit të SPB Shkup tregojnë se 47 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 18 të cilët e kanë drejtuar automjetin para se ta fitojnë të drejtën për të drejtuar automjetin dhe një fillestar. Tre shoferë e kanë kaluar udhëkryqin në semafor të kuq, ndërsa pesë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 22 automjete prej të cilave 20 të paregjistruara dhe dy me defekte.

Policia e trafikut i ka sanksionuar 82 shoferë për parkim jo të drejtë, ndërsa 61 automjete janë larguar nga automjeti special “karrotreci”.

Tek këmbësorët, gjashtë e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe gjashtë në semafor të kuq.

Njëmbëdhjetë persona me motor, moped apo motoçikletë nuk e kanë përdorur helmetën mbrojtëse.

COMMENTS