Komitët maqedonas kërcënohen me hakmarrje

Grupi i tifozëve Komitët përmes rrjeteve sociale kanë kërcuar Ministrin së Punëve të Brendshme se do të hakmerren për vrasjen e anëtarit të tyre nëse policia merr në mbrojtje autorët e krimit. Komitët, për vrasjen e tifozit të tyre akuzojnë grupin kundërshtarë Shvercerët.

”Si të ua shpjegojmë MPB mllefin tonë, instinktin tonë momental për hakmarrje? A jeni të vetëdijshëm se do të filloni diçka nga e cila nuk ka kthim mbrapa,” thuhet në reagimin në fejsbuk.

Ata akuzojnë policinë se zbaton standarde të dyfishta sepse vdekjen e tifozit të tyre si pasojë e plagëve të marra në rrahje, cilësohen si dhunë, ndërsa personat që vjet hynë në Kuvend dhe u përpoqën të vrisnin deputetin Zijadin Selën dënohen me 20 vite burgim për veprën tentim për vrasje.

”Deri kur do t’i mbroni të përkëdhelurit e BDI-së (Shvercerat) si arrinjë të bardhë,” pyesin Komitat.

Akuzat e Komitave i kanë mohuar Grupi i tifozëve Shvercerët, të cilët kanë shprehur keqardhje për vdekjen e tifozit kundërshtarë, por kanë përgënjeshtruar zërat se autorët e veprës i përkasin grupit të tyre, njofton Almakos.

”I gjithë Shkupi janë Shvercera, por jo gjithkush që vjen në stadion është Shvercer. Të kishin qenë shvercera do t’i njihnim të gjithë, por atë ditë që ka ndodhur rasti nuk ka pasë as lojë as asnjë. Ne distancohemi nga incidenti, personat nuk i takojnë grupës tonë, thotë kryetari i tifogrupi Shevrcerët, ” Jusuf Ramadani.

Keqardhje për humbjen e një jete të re ka përcjellur dhe Komiteti i Helsinkit, i cili fton qytetarët për gjakftohtësi sepse hakmarrja nuk do ta kthejë në jetë tifozin e vdekur, por vetëm do të shkaktojë viktima të reja dhe cënimin e paqes dhe të sigurisë së qytetarëve.

”Institucionet nga ana tjetër, duhet të me vëmendje më të madhe, efikasitet dhe ndërgjegje ti qasen këtij rasti për të siguruar të gjitha provat dhe në përputhje me të njata të bëhet kualifikimi i veprës dhe të merren procedurat kundër autorëve të veprës,’’ thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

Pas vdekjes së djalit, në rrjetet sociale kërkohet qytetarët të mos bien pre e provokimeve të tifo grupit Komitët. Në veçanti janë ftuar banorët shqiptar të Karshiakës, të cilët udhëtojnë me linjëne autobusit 51, 67, 70 dhe 74, të cilët qarkullojnë nëpër lagjen ku ka jetuar viktima, të jenë syçelë dhe të shmangin provokimet e mundshme.

COMMENTS