Konsumoni sa më shumë shalqi gjatë verës, ja përfitimet…

Konsumoni sa më shumë shalqi gjatë verës, ja përfitimet…

Ekspertët thonë se duhet të konsumoni sa më shumë shalqi gjatë verës. Shalqiri është një frut, i cili nuk duhet të mungojë gjatë konsumimit të përditshëm. Kjo për shkak se është i mbushur me vitamina, proteina dhe kolagjen, të cilat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe rigjenerimin e saj.

Konsumoni sa më shumë shalqi gjatë verës, ja përfitimet…
Gjithashtu ngjyruesi i tyre është një antioksidant i fuqishëm, “Lycopene” , që përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit ne gjak. Gjithnjë e më shumë studime tregojnë se “Lycopene”, përbërësi ngjyrues i shalqirit, ndihmon në shkatërrimin e qelizave të hershme të kancerit.

Doktori britanik Sam Christie thotë për “Daily Mail”: “Duhet të konsumojnë ushqim të pasur me Lycopene, sepse ky përbërës ul rrezikun e sëmundjeve me rreth 20%. Për përfitim maksimal, zgjidhni një shalqi shumë të pjekur dhe me ngjyrë të kuqe të ndezur.

COMMENTS