Padi penale ndaj një personi që ka rrezikuar sigurinë e deputetëve nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale

Padi penale u ngrit kundër A.S (30) nga Manastiri për shkak të një postimi të shpërndarë në rrjetin social Facebook ku është shkaktuar rrezikim i sigurisë së deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për shkak përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik.

“SPB Manastir në koordinim me Sektorin për kriminalitet kompjuterik dhe fornezi digjitale pranë MPB-së deri te Prokuroria Publike do të ngrit padi penale kundër A.S (30) nga Manastiri për shkak postimi të shpërndarë në rrjetin social Facebook ku ka shkaktuar rrezikimin e sigurisë së deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për shkak përhapjes së materialeve raciste dhe ksenofobike nëpërmjet sistemit, gjegjësisht për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale sipas nenit 144 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë’, kumtoi MPB-ja.

Pas konsultimeve me Prokurorinë Themelore Publike Manastir, personi A.S është ftuar për bisedë në stacionin policor, ku ka sqaruar se publikimet i ka bërë përmes telefonit të tij celular.

Nga MPB cekin se Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale edhe më tej do të vazhdojë me aktivitete me qëllim të sanksionimit të rasteve të tilla duke ju bërë thirrje qytetarëve të cilët u janë ekspozuar kërcënimeve të tilla apo janë dëshmitarë të kërcënimeve të tilla, të njëjtat t’i paraqesin në stacionin më të afërt policor apo në adresën

COMMENTS