Paraburgim 30 ditor ndaj personit që iu gjetën 46 kilogram marihuanë

Gjyqtari në procedim paraprak nga Gjykata Themelore në Tetovë i caktoi paraburgim 30 ditor për personin N.I (54) nga Tetova për “posedim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

Si njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, menjëherë pas caktimit të masës, mbrëmë rreth orës 22:00, personi N.I është dërguar në Entin ndëshkimor-përmirësues në Shuto Orizare për të vuajtur paraburgimin.

Gjatë kontrollit të parë të policisë, ku ka marrë pjesë edhe prokurori publik, në njërën nga dhomat është gjetur një kilogram marihuanë, 13 litra lëng i panjohur, peshore digjitale, shiringa dhe materiale tjera, të cilat janë dokumentuar dhe konfiskuar për hetime të mëtejshme. Në kontrollin e dytë në shtëpizën e vogël, janë gjetur rreth 45 kilogram marihuanë, e cila sipas të arrestuarit është blerë nga një person nga Shqipëria.

COMMENTS