Protestohet kundër marrëveshjes për emrin

Protestohet kundër marrëveshjes për emrin

Protesta janë mbajtur sot në disa qytete të Maqedonisë kundër një marrëveshjeje me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi emrin e ish-republikës jugosllave.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Manastir ka filluar protesta e opozitës pas nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni–Greqi për emrin e ri të Maqedonisë.Me qindra protestues janë duke protestuar me këngë popullore, flamuj maqedonas e pankarta ku cilësojnë si tradhtarë Zaevin dhe Dimitrovin, madje në disa të tilla u vërejtën e dhe thirrje për vdekjen e tyre.Në krye të protestës qëndron lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe deputetë të tjerë të opozitës maqedonase.

Greqia dhe Maqedonia nënshkruan gjatë ditës së sotme një marrëveshje sipas së cilës emri i ri i ish-republikës jugosllave do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore.
Lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha në marshin protestues në Manastir se kjo parti e kundërshton me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore këtë marrëveshje dhe se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës dhe as ndryshimin e emrit kushtetues të vendit.
Marrëveshja e kryeministrit, Zoran Zaev, me Greqinë është karakterizuar si një kapitullim të vendit dhe degradim i sovranitetit të Maqedonisë.
“Historia do të gjykojë. Emri ynë është Maqedonia, emri i krenarisë sonë dhe ne jemi maqedonas krenarë. Maqedonia është dashuria jonë, emocion, atdhe”, tha Mickoski.
Protesta u mbajt në Prilep, ku qytetarët thërrisnin që emri i tyre ishte Maqedonia, transmeton ksp.

COMMENTS