Si do të jenë temperaturat gjatë muajve korrik dhe gusht?

Si do të jenë temperaturat gjatë muajve korrik dhe gusht?

Ditët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm, ç’ka mund të ketë ndikuar edhe në prishjen e planeve. Por si do të jenë temperaturat gjatë muajve korrik dhe gusht?

Pikërisht për këtë ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, meterologia Tanja Porja.

Fillimisht ajo foli për parashikimin e motit për ditët e mbetura për muajin Qershor dhe paralajmëroi që çadrat të mbahen me vete.

“Deri në fund të muajit parashikohen reshje shiu, por kjo nuk i prish planet e pushuesve sepse zonat bregdetare kanë qenë kryesisht me diell gjatë gjithë muajit Qershor dhe do të vijojnë të jenë me diell. Edhe sot pjesa më e madhe e bregdetit ka qenë me diell.

Nesër rrezikohet nga shirat Saranda, ndërkohë Vlora, Durrësi, Velipoja dhe Shëngjini janë mundësitë pothuajse zero që të bjerë shi. Por ditët e fundit të Qershorit, përjashtuar ndonjë ditë ku Saranda mund të ketë shira të përkohshëm, pjesa tjetër e territorit, kryesisht zonat lindore dhe qendrore do të kenë shira të përkohshëm.

Fundjavën e ardhshme i gjithë bregdeti do të jetë favorizues për pushuesit.

Temperaturat e natës dhe mëngjesit janë pak më të larta se sa temperaturat tipike të Qershorit dhe të mesditës janë normale.

Katër vitet e fundit stina e Verës ka qenë më e nxehta. Muaji Qershor në këto 4 vite ka patur valë të të nxehtit afrikan. Kjo verë do të jetë lehtësisht më e nxehtë se një Verë normale. Por shirat do të jenë prezente deri në fund të muajit. Këtë muaj është mirë të jemi me çadër me vete. Në fund të muajit, 3-4 ditë do të shkojnë temperaturat deri në 37 gradë”, tha Porja.

Meterologia zbuloi parashikimin e motit për muajin Korrik dhe Gusht.

“Në linja të përgjithshme muaji Korrik është më i favorizuar. Temperaturat do të jenë lehtësisht mbi normën, do shënojnë temperatura mbi 31 gradë celsius në zonat Bajram Curr, Has, Pukë, Fier, Berat e deri në Vlorë e Sarandë. Nuk presim temperatura që të shkojnë mbi 36-37 gradë. Gushti do të jetë diçka më i freskët se Korriku. Temperaturat do të jenë tipike të Gushtit. Do të jenë shumë pranë njëri-tjetrit në aspektin e temperaturave Korriku dhe Gushti. Kjo verë do të jetë komode”, tha Porja

COMMENTS