VMRO-DPMNE: Do të ketë vetëm një grup parlamentar

Një vendim i tillë është marrë në seancën e fundit të Komitetit ekzekutiv të partisë. Koordinatori i ri i grupit parlamentar do të jetë deputeti, Nikolla Miçevski, i cili vjen në vendin e Dragan Danevit.
Koordinatori i grupit parlamentar mbeti vakant pasi Dragan Danev njoftoi disa ditë më parë se po largohej nga detyra. Tërheqja e tij pasoi një seri përjashtimesh, shkarkimesh dhe dorëheqjesh nga funksionet e partisë për shkak të mosmarrëveshjeve me udhëheqjen e partisë pas miratimit të nevojës për ndryshime kushtetuese. Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, VMRO-DPMNE duhet të informojë kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi, për formimin e një grupi të vetëm parlamentar.
Dje, kryetari i Bashkimit të të Rinjve të VMRO-DPMNE-së, Luka Krzalovski, dhe disa drejtues të tjerë të partisë, dhanë dorëheqje të parevokueshme nga posti. Më parë dha dorëheqje kryetarja e Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangelova, si dhe nënkryetare dhe sekretaret e përgjithshme të Unionit, Liliana Kuzmanovska dhe Liliana Zaturoska.

COMMENTS