Vrasja e mbrëmshme në Kumanovë – sherr mes dy familjeve, janë arrestuar 9 persona

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike dhe ekipe të ekspertizës nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në Kumanovë ku dje pasdite ndodhi një shkëmbim zjarri mes dy familjeve, me ç’rast jetën e humbi një person.

Me urdhër të prokurorit në vendin e ngjarjes janë siguruar gjurmë, armë e ftohtë dhe katër gëzhoja plumbash. Vijon ekspertizë e tyre e cila do t’i japë të dhënat dhe dëshmitë e nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të procedurës penale. Është dhënë urdhër për kryerje të autopsisë personit të vdekur, kumtoi Prokuroria Publike.

Nëntë persona që kanë marrë pjesë në shkëmbim zjarrin janë privuar nga liria. Ekziston dyshimi se në kryerjen e veprës penale kanë marrë pjesë edhe disa persona të tjerë. Në drejtim të konfirmimit të fakteve për lëndën, prokurori publik në vazhdimësi ndërmerr veprime. Nga Prokuroria Publike thonë se shkëmbim zjarri ka qenë eskalim i mosmarrëveshjeve dhe mosdurimit disa mujor mes dy familjeve. Debatet e tyre, si dhe rrahja paraprake me lëndime trupore tashmë kanë qenë temë e veprimit të organeve të policisë.

COMMENTS