Zinedin Zidane në krye të Kombëtares së madhe Europiane

Zinedin Zidane në krye të Kombëtares së madhe Europiane

Zinedin Zidan shihet nga të gjithë si trajneri i ardhshëm i përfaqësueses franceze, i vetmi post i cili mendohet se është i përshtatshmi për të pas largimit nga Real Madrid. Francezi ka deklaruar se nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë, por më pas ka folur pikërisht për “gjelat”.

“Jam me pushime dhe nuk e di se çfarë do të bëj. Më e rëndësishme ishte që mora një vendim, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Ndonëse të gjitha palët refuzojnë që të ketë një akord mes tij dhe Federatës Franceze, Zidan flet me shumë entuziazëm për përfaqësuesen e vendit të tij.

“Ky ekip ka një potencial real. Shpresoj që të arrijë sa më larg e pse jo, edhe të fitojë Kupën e Botës. Mbape është i jashtëzakonshëm për moshën që ka. Duhet ta lejojnë të bëjë atë që di, pasi merr gjithmonë vendimin e duhur”, ishin elozhet e trajnerit për sulmuesin e ri.

COMMENTS