"> 254 RASTE TË REJA, 16 VIKTIMA, 151 TË SHËRUAR – ShkupiLajm.com
254 RASTE TË REJA, 16 VIKTIMA, 151 TË SHËRUAR

254 RASTE TË REJA, 16 VIKTIMA, 151 TË SHËRUAR

Shpërndaje

NË TOTAL 99.285 RASTE, AKTIVE – 6.822

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2,160 testime kurse janë regjistruar 254 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 111, Prilep – 29, Kavadar – 20, Ohër – 13, Negotinë – 10, Manastir – 9, Gostivar – 7, Kumanovë dhe Veles – nga 6 raste, Tetovë dhe Gjevgjeli – nga 5 raste , Shtip, Strumicë, Strugë dhe Resnje – nga 4 raste, Koçan, Delçevë dhe Vinicë – nga 3 raste, Kërçovë, Dibër, Kriva Pallankë, Probishtip, Kratovë, Demir Hisar, Krushevë, Bogdanc nga 1 rast.

Regjistrohen 151 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 16 persona. 5 pacientë nga Prilepi (83vj, 75vj, 75vj, 73vj, 49vj), 3 pacientë nga Ohri (85vj, 83vj, 77vj), 2 pacientë nga Shkupi (78vj, 62vj) dhe nga një pacient nga Kumanova (76vj), Kriva Pallanka (76vj), Struga (68vj), Gjevgjelia (75vj), Koçani (83vj) dhe Negotina (67vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 99.285, numri I të shëruarve është 89.400, kurse I viktimave – 3.063. Për momentin shënohen 6.822 raste aktive.

Në nivel vendi, janë bërë 502.711 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

COMMENTS