"> ALI AHMETI MBLEDH KRYETARËT E DEGËVE – ShkupiLajm.com
ALI AHMETI MBLEDH KRYETARËT E DEGËVE

ALI AHMETI MBLEDH KRYETARËT E DEGËVE

Shpërndaje

Lideri i BDI së Ali Ahmeti thirri sot në selinë e partisë së tij kryetarët e degëve për të biseduar rreth zhvillimeve aktuale në vend. Cështja e parë që është diskutuar, sipas Ahmetit, ka qenë Regjistrimi I popullsisë.

“Sepse e shihni se është politizuar dhe ekzagjeruar, që të marrin informacionet e duhura për të shpjeguar në terren ecurinë e kësja ndërmarrje të përbashkët”

Integristët duket se seriozisht e kanë marrë cështjen e përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Edhe pse deri në mbajtjen e tyre ka më shumë se shtatë muaj, nga BDI-ja thonë se asgjë nuk I lënë rastit.

“Nga këtu fillon diskutimi për ecurinë, përgatitjen e zgjedhjeve lokale, zhvillimet e brendshme në BDI sa I takon zgjedhjeve lokale. Do të thotë sot është fillimi I përgatitjeve”

Ndërkohë kanë filluar negociatat partiake për Kodin Zgjedhor, por pa një konsensus nuk do të ketë ndryshime në këtë kod. Kodi zgjedhor deri më tani është ndryshuar 35 herë. Vitet e kaluara është votuar në 6 njësi zgjedhore me lista të mbyllura, që ka përjashtuar shanset e partive më të vogla ose kandidatët e pavarur. Listat e hapura kanë qenë vetëm angazhime deklarative të partive që kanë qenë në pushtet duke mos I respektuar rekomandimet shumëvjecare të OSBE/ODIHR-it. /KlanMacedonia

COMMENTS