"> Anthony Joshua mposht bullgarin Pulev dhe paralajmëron duel me Tyson Furi-n – ShkupiLajm.com
Anthony Joshua mposht bullgarin Pulev dhe paralajmëron duel me Tyson Furi-n

Anthony Joshua mposht bullgarin Pulev dhe paralajmëron duel me Tyson Furi-n

Shpërndaje

Anglezi me origjinë nigeriane, Anthony Joshua është konfirmuar kampion bote në peshat super të rënda, pasi ka triumfuar mbrëmjen e djeshme në “Wembley” përballë bullgarit Kubrat Venkov Pulev.

Nën praninë e një numri të kufizuar tifozësh për shkak të pandemisë Covid-19, Joshua pati nevojë për vetëm 9 raunde që të fitojë përballjen me bullgarin dhe t’i hapë rrugë një sfide të bujshme me Tyson Fury, që pritet të mbahet më 2021-shin.

Me fitoren e djeshme, 31-vjeçari ka arritur të mbajë rripin e artë të kategoritë WBO, IBO, WBA dhe IBF, ndërsa tani pritet të përballet me patriotin e tij Tyson Fury për titullin WBC.

Raundi i parë ishte njohës, me dy boksierët që më shumë ruheshin dhe studionin njëri-tjetrin. Në të dytin Pulev tentoi të befasonte me të majtën e tij të shpejtë dhe në një moment e kapi Joshua, por më parë kishte marrë disa goditje, mes tyre një nga poshtë në mjekër.

Raundi i tretë ishte spektakolar, me AJ që lëshoi një breshëri grushtesh nga Kobrës bullgare. Ky u fundit përfundoi dy herë i shtrirë, por nuk u dorëzua. Ai u çua në këmbë dhe ia doli ta vazhdonte duelin.

Jo vetëm kaq, por mori edhe raundin e katërt dhe të gjashtë, duke u munduar në çdo moment ta godasë Joshua. Ky i fundit sigurisht që e shfrytëzoi elementin gjatësi, duke e mbajtur larg 40-vjeçarin.

Britaniku në raundin e shtatë i dha disa goditje të forta Pulev, por ai vijoi të qëndronte në këmbë. Edhe raundi i tetë shkoi për Joshua, ndërkohë që në të nëntin bullgari përfundoi dy herë i shtrirë në tapet dhe herën e dytë nuk ia doli më dot.

I pranishëm në ndeshjen e djeshme ishte edhe ish boksieri Floyd Mayweather, i cili nuk ka njohur asnjë humbje në 50 ndeshje të zhvilluara si profesionist, ndërsa Joshua karikoi tifozët me paralajmërimin për ndeshjen me Fury.

“Jam gati për çdo lloj gjëje. Kush dëshiron të shohë Anthony Joshua përballë Tyson Fury në 2021-shin?”, thirri anglezi 31-vjeçar duke marrë edhe brohorimat e publikut të pranishëm

COMMENTS