"> Bujqësia: “Në asnjë rast bujqve nuk do t’u merret toka” – ShkupiLajm.com
Bujqësia: “Në asnjë rast bujqve nuk do t’u merret toka”

Bujqësia: “Në asnjë rast bujqve nuk do t’u merret toka”

Shpërndaje

Pyesim se si është ky mallkim që çdokush që do të ulet në atë kolltuk të bukur të dëshirojë që ta shesë të gjithë atë që është e përbashkët – thanë në fjalimin e tyre nga Iniciativa Fronti qytetar me rastin e përpilimit të draft ligjit për shitjen e tokës bujqësore. Qëllimi është që bujqit të marrin pronësi me çmim prej 0,3 deri 1 euro. Por, nga kjo iniciativë thanë se toka e cila gjoja është e lirë, nuk është edhe aq e lirë nëse 1 euro shumëzohet me sipërfaqen e madhe të tokës. Sipas tyre, vetëm kompanitë e mëdha bujqësore do të mund t’ia lejojnë vetes këtë gjë , por jo edhe prodhuesit e vegjël. Me vite të tëra shuma e prodhimit është më e lartë se çmimi i shitjes së produkteve bujqësore, andaj ata nuk kanë mundësi financiare për të blerë tokë. “Ju flasim me shqetësim të madh në lidhje me qëllimin e qeverisë për shitjen e tokës bujqësore shtetërore. Këtë qëllim e publikuan për herë të parë në nëntor, vitin e kaluar, dhe neve iniciatorëve të Frontit qytetar na u rrëqeth trupi”, theksoi Jordan Trajkov. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Maqedoninë e Veriut, Arjanit Hoxha tha se kjo nuk është hera e parë që të sillet ligj për tokën bujqësore. Në 2013 pushteti i atëhershëm ka pasur edhe komisione që kanë vendosur për shitjen e tokës bujqësore dhe kanë marrë rrogë për këtë, ndërsa asnjëherë nuk kanë realizuar shitje. Ministri tha se në asnjë rast bujqve nuk do t’u merret toka. “Ka mbi 9000 marrëveshje për qiradhënie. Këtu jo të gjithë janë pasanikë. Ka bujq që kanë nga 1,3,5 hektarë. Të gjithë ata që do të kenë mundësi apo biznes plan, ose ata që do të mund të marrin hua nga bankat për ta zhvilluar pjesën e tyre, do të munden ta blejnë. Nëse nuk duan ta blejnë, do të vazhdojnë me marrëveshjet për qiradhënie”, deklaroi Hoxha. Qëllimi i këtij ligji nuk është vetëm arkëtim i mjeteve në buxhet, por ka edhe komponent zhvillues, për shkak se bujqësia është dega e tretë më e madhe e ekonomisë në vend, tha ministri Hoxha, raporton TV21./21Media

Lexo me shume: https://rtv21.tv/bujqesia-behet-luks-ne-asnje-rast-bujqve-nuk-do-tu-merret-toka/
© RTV21.tv

COMMENTS