"> Dita e Pavarësisë së Kosovës/Ahmeti: Ngjarje, të cilën e kanë ëndërruar dhe për të cilën sakrifikuar gjenerata të tëra – ShkupiLajm.com
Dita e Pavarësisë së Kosovës/Ahmeti: Ngjarje, të cilën e kanë ëndërruar dhe për të cilën sakrifikuar gjenerata të tëra

Dita e Pavarësisë së Kosovës/Ahmeti: Ngjarje, të cilën e kanë ëndërruar dhe për të cilën sakrifikuar gjenerata të tëra

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Akademinë solemne, të organizuar me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës tha se sot këtu janë mbledhur për të shënuar një ngjarje të shumëpritur, një ngjarje që e kanë ëndërruar e sakrifikuar gjenerata e breza të tërë.

“E ka ëndërruar Hasan Prishtina, e ka ëndërruar Bajram Curri, e ka ëndërruar Azem Bejta e Shotë Galica, e kanë ëndërruar rilindësit kombëtar Naim Frashëri, Sami Frashëri, Sylë Vokshi e Abdyl Frashëri, e kanë ëndërruar me qindra e qindra atdhetar, patriot, dijetar, por ne jemi gjenerata më me fat, që këtë ëndërr e bëmë realitet”, tha Ahmeti me këtë rast, përcjell Zhurnal.mk


Kjo është festë e përbashkët, vazhdoi ai, edhe ju si ambasadorë jeni organizator të këtij evenimenti, është dhe ambasador Fatosi edhe Minxhozi pasi që këto janë data që nuk mund t’i ndajmë, nuk mund të ndajmë Vlorën, ditën e ngritjes së flamurit, ditën e flamurit, a festohet në Shkup, a festohet në Tiranë, a festohet në Prishtinë është një.

“Pavarësia e Kosovës është një, flamuri shqiptar që valëvitet në Shkupin e Hasan Prishtinës është një, i pandryshueshëm kështu që fare mos u shkoj mëndja që ju në vendin tuaj ta keni këtë brengë, kjo është festë që organizoni ju dhe ne. Pas vendosjes së regjimit ushtarak në vitin 1945, filluan masakrat, gjyqet, vrasjet, inskenimet nga regjimi anti shqiptar i drejtuar nga
Rankoviqi, për të materializuar udhëzimet, platformat e Çubrilloviqit edhe në praktikë, duke i dëbuar shqiptarët gjithandej deri në Anadoll”, tha lideri i BDI-së.

Nuk pushuan, thotë më tej Ahmeti në fajlimin e tij, së vepruari atdhetarë, patriotë, pavarësisht çmimit që nga Rifat Berisha, Murat Mehmeti në vitin 1968, me mbi 25 vite burg Adem Demaçi që nga grilat na mbante shpirtin gjallë që organizimi e mobilizimi mos të ndalet.


“Dalja e Rexhep Malës nga burgu, jo larg nga këtu, në Idrizovë pas sa vitesh vuajtje e tortura vetëm përshëndetet me familje dhe i përvesh krahët drejt organizimit të ilegales shqiptare. Buzëqeshja e Fehmiut është buzëqeshje që i drejtohet Rexhep Malës, ‘Bac na prijë’, duke dredhur mustaqet”, thotë Ahmeti.

Ai përkujtoi se sot po hyjmë në 40 vjetorin e organizimit të protestave e demonstratave të vitit të 1981. Demonstrata që dridhen themelet e perandorisë Jugosllave.

“As tanket e as plumbat që vërshonin mbi kokat tona nuk ka frikësonin sepse pas kishim një popull dhe komb të tërë pavarësish që ishte i ndarë apo me sisteme politike të ndyshme. Po në këtë çështje kombi ishte një, në përkrahje të lëvizjes studentore, të pandalshme deri në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për hir të kësaj dite do të them se Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe UÇKPMB kanë një nenë, kanë një ditë organizimi e themelimi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Siç e kemi flamurin një edhe ushtritë i kemi pasur një”, tha Ahmeti.

Kjo rezistencë, vazhdoi ai, gjithnjë e më tepër mobilizohej, forcohej, por ama për ta vënë përpara sprovës gjithë botën e qytetëruar ishte familja Jashari, ishte sakrifica e madhe e heroit e komandantit legjendar Adem Jashari bashkë me të vëllain e tij Hamëz Jashari.

“Kthim pas nuk kishte, ja vdekje, ja liri. Andaj përzgjidhja përfundimtare ishte ëndrra e Rilindjes Kombëtare ‘O sot o kur’ dhe ne sot po festojmë 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, një moment që nuk erdhi si dhuratë nga të tjerët por e paguam shtrenjtë me çmimin më të
lartë, me gjakun e rinisë, të atdhetarëve, të dijetarëve të kombit shqiptar. Në Kosovë u organizuan zgjedhje, për këto zgjedhje duhet uruar të gjitha institucionet e Kosovës, që vërtet kanë pasur një jehonë mjaft të mirë për komunitetin ndërkombëtar por edhe për rajonin Urime fitimtarëve, urtësi e largpamësi opozitarëve sepse Kosovën e presin tema për zgjidhje përfundimtare, përmbyllja e zgjidhjes përfundimtare kërkon edhe guxim, kërkon edhe durim sepse Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës por është problem i rajonit, është problem i Evropës”, theksoi lideri i BDI-së.

Pa një zgjidhje përfundimtare, vijoi, as Evropa nuk mund të jetë e qetë, me një rajon me probleme të pambyllura, por me mundësi reale për një pakënaqësi rajonale, prandaj do të doja të ftojë të gjithë miqtë e mi në radhë të parë, që unë i njoh në Uashington, Bruksel, e të cilët kemi punuar bashkë dhe ky sukses që sot po shënohet në Maqedoni të Veriut është sukses i
përbashkët me ta dhe prandaj marr të drejtën morale që t’i ftojë që ata të inkurajojnë vendet e tyre, institucionet e tyre, si në Uashington e Bruksel të angazhohen drejtpërsëdrejti për një zgjidhje të pranueshme për palët drejt statusit dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit më të ri
në Ballkan, të Republikës së Kosovës dhe këtë vlerësoj dhe jam i bindur që Kosova e meriton.

“Nuk është rrugë e lehtë, plagë që akoma kullojnë gjak, por ama të vlerësojmë dhe të mendojmë, a të hapim plagë të reja mbi gjakun që ende nuk është tharë? Unë e di dha jam i vetëdijshëm që kjo rrugë nuk është e lehtë për të gjithë ata që mbi shpatulla do ta kenë këtë përgjegjësi. Mirë ama le ta dijë që ne vëllazërisht do u qëndrojmë në krahë dhe çka
do që të kërkohet nga ne, kjo ndihmë si vëllai-vëllait kur nuk do të mungojë”, ceku Ahmeti në fjalimin e tij.

Ai me këtë rast shtoi se me siguri mundet të bëhet edhe më shumë. Jo njëherë e kam thënë, për çështjet tona asnjëherë fajin mos e shohim as tek fqinjët, e as me ata që bashkëjetojmë, por ta shohim tek vetvetja jonë se sa ne punojmë, sa jetësojmë, sa materializojmë dhe sa i regjistrojmë kujtimet për ata që rënë, për ata që derdhën gjakun. Mos t’i kujtojmë ata vetëm kur i shohim fëmijët e tyre që lotët u shkojnë si krua, që prindërit e tyre nuk i kanë njohur pasi që kanë qenë të vegjël. Mos i kujtojmë vetëm atëherë kur shohim nënat e baballarët e tyre që u teren buzët në kujtim të bijave e bijve të tyre të rënë për këtë ditë, t’i kujtojmë përherë dhe t’i kemi porosi se si do të punojmë, si do angazhohemi, po fundja e fundit edhe si do e mbyllim kapitullin tonë jetësor. Fillimi dihet, por mbarimi asnjëherë nuk dihet dhe urojë që të gjithë të mendojmë me faqe bardhësi kapitujt tonë jetësor t’i mbyllim”, thotë Ahmeti.

Me këtë rast, ai uroi gjithë shqiptarët kudo që janë, në Kosovë Shqipëri, Maqedoni të Veriut, mal të Zi, Preshevë, kudo shqiptarët që janë, nga skaji i botës Australia e SHBA-së, gjithë Evropën e Turqinë për këtë ditë që e kanë pritur gjithë ata të rënë, por edhe të gjitha ata njerëz të vuajtjeve dhe mjerimeve.

“Urime të gjithë ju nënave e fëmijëve që dhatë më të shtrenjtën, bijtë e juaj, urime të gjithë ju dhe mirë u takofshin në përvjetorët e radhës që vijnë”, përfundoi kryetari i BDIsë, Ali AHmeti fja,limine tij në akademinë solemne me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë së Kosovës. (Zhurnal.mk)

COMMENTS