"> Edhe 1,000 të papunë u regjistruan në Prill, totalin në rreth 145,000 – ShkupiLajm.com
Edhe 1,000 të papunë u regjistruan në Prill, totalin në rreth 145,000

Edhe 1,000 të papunë u regjistruan në Prill, totalin në rreth 145,000

Shpërndaje

Industria dhe tregtia më kritike për punëtorët. Agjencioni për Punësim regjistroi se në këta sektorë muajin e kaluar u dhanë më shumë vendime për largim nga puna, përcjell FLAKA.

Në prill, lista e të papunëve regjistroi më pak se 1,000 njerëz, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të papunëve në 144,390. Më shumë se gjysma e tyre janë pa arsim ose fillor, ndërsa 26 përqind kanë përfunduar shkollën e mesme. Personat më të aftë për punë, dmth. personat e moshës 30 deri 49 vjeç, kanë humbën punën. Si rezultat i pandemisë kovid, nga marsi i vitit të kaluar deri më tani, Agjencia ka regjistruar pak më shumë se 17,000 persona që kanë humbur vendet e tyre të punës vetëm për shkak të krizës.

Numri i të papunëve është më i ulët sepse muajin e kaluar Agjencia fshiu 48,000 të papunë sepse ishin vonë me regjistrimin. Shumica e tyre, 32,000 ishin punëkërkues pasivë, dmth. njerëz për të cilët supozohej se kishin punuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk po kërkonin fare punë.

Masa e 6 paketave për përdorimin e ndihmës financiare për pagimin e pagave është në proces, ku kushti është që punëdhënësit të mbajnë të njëjtin numër të punëtorëve. FLAKA

COMMENTS