"> Ekzekutoi biznesmenin në mes të Himarës, kapet autori, të tjera detaje dalin për vrasjen! – ShkupiLajm.com
Ekzekutoi biznesmenin në mes të Himarës, kapet autori, të tjera detaje dalin për vrasjen!

Ekzekutoi biznesmenin në mes të Himarës, kapet autori, të tjera detaje dalin për vrasjen!

Shpërndaje

Është arrestuar autori i dyshuat i vrasjes së biznesmenit Niko Goro, mëngjesin e sotëm në Himarë.

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë mbi vrasjen e biznesmenit të njohur. Sipas raportimeve paraprake, mësohet se Goro është qëlluar me 5 plumba, por nuk ka humb ur jetën menjëherë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin Himarës, i cili është pak minuta larg nga shëtitorja e njohur si ‘Markata’, ku dhe u ekzekutua.

51-vjeçari, ka arritur të mbijetojë disa minuta dhe frymën e fundit e ndali në spital.

Nga ky atentat, mbeti e plagosur edhe një familjare të tij. Kjo e fundit, ishte duke shëtitur me biznesmenin në këmbë në shëtitoren e qytetit.

Sa i takon atentatorëve, mësohet se ka qenë të paktën dy person me maskën anti-Covid dhe kapele.

COMMENTS