"> Erdogan dërgoi Macronin në psikiatër, Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia – ShkupiLajm.com
Erdogan dërgoi Macronin në psikiatër, Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia

Erdogan dërgoi Macronin në psikiatër, Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia

Shpërndaje

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Francës janë të tensionuara pasi Erdogan vuri në dyshim shëndetin mendor të Emanuel Macron sot.

-Cfar problemi ka një person i quajtur Macron me myslimanët dhe Islamin? Macron ka nevojë për trajtim mendor. “Çfarë tjetër mund të thuhet për një kryetar shteti që nuk e kupton lirinë e fesë dhe që trajton në këtë mënyrë miliona njerëz që jetojnë në vendin e tij që janë anëtarë të një feje tjetër,” tha Erdogan në një fjalim në qytetin qendror turk Kayseri.

Deklarata erdhi pasi presidenti francez i shpalli luftë “separatizmit islamik” këtë muaj, i cili ai beson se është gjithnjë e më i përhapur në disa komunitete myslimane në Francë.

Pas deklaratës së Erdogan, Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia.

“Zemërimi dhe fyerja nuk janë një metodë,” thane nga zyra e Macronit.

COMMENTS