"> FILLOJNË TË MBJELLAT PRANVERORE – ShkupiLajm.com
FILLOJNË TË MBJELLAT PRANVERORE

FILLOJNË TË MBJELLAT PRANVERORE

Shpërndaje

KUSHTET KLIMATIKE VONOJNE MBJELLJEN E MISRIT

Ka filluar procesi I të mbjellave pranverore në vendin tonë. Temperature optimale për kryerjen e këtij procesi llogariten temperaturat e tokës 10 -12 gradë celcius, ndërkaq temperature e ajrit diku 18 – 20 gradë celcius. Sic bëjnë të ditur njohësit e këtyre cështjeve, për momentin janë këto kushte dhe në vazhdim do të kryhet shumë shpejtë të mbjellat e kulturave të ndryshme, sidomos misrit.

Është vonuar mbjellja e misrit për shkak të kushteve klimatike kryesisht për shkak të mungesës së temperaturës, qoftë temperaturës së tokës apo temperaturës së ajrit. Sic bëri të ditur Alirami Saliji, dekan në fakultetin e bujqësisë në UT, më mirë të vonohet procesi për disa ditë se sa të ngutemi dhe më pas pasojat të jenë më të mëdha.

ALIRAMI SALIJI – DEKAN I FAKULTETIT TË BUJQËSISË NË UT

“Javën e fundit ka filluar edhe mbjellja intensive e kulturës së misrit, fillimisht si misër I pastër, pastaj diku në dekadën e parë të muajit maj do fillojë edhe mbjellja e misrit në bashkëshoqërim me pasulen, që ëhstë një mbjellje karakteristike për rajonin e Tetovës. Pasulja në krahasim me bimët që mbjellen më herët është një bimë që kërkon temperaturë më të larta, qoftë të ajrit apo temperaturat e tokës”.

Sipas parashikimeve dhe situatës në terren për shkak të çmimit të ulët, do ketë rënie të sipërfaqeve me patate, ndërkaq mu për shkak të ngritjes së cmimit do të këtë tendencë të rritjes së sipërfaqeve me misër, thotë Saliji.

“Në bazë të parashikimeve dhe në bazë të situatës që e vërejmë në terren do të këtë këtë vit ramje të sipërfaqeve prodhuese të patatës, faktorët që kanë inicuar këtë ulje të prodhimit të patates janë kryesisht faktori I cmimit, ndërkaq shifet nga ana tjtër një tendencë e ngritjes së sipërfaqes së të mbjella me misër për shkak të cmimit të ditëve të fundit është ngritur dicka

Maqedonia e Veriut si vend agrar, afërsisht posedon sipërfaqe rreth 1 milion e 63 mijë hektar nga të cilat sipërfaqe punuese janë rreth 513 mijë hektar. Është i ndarë në 8 rajone prodhuese dhe secili rajon i ka karakteristikat e veta në kuptimin e kulturave që janë dominante në atë pjesë. /KlanMacedonia

COMMENTS