Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu sot ka uruar ditën e zjarrfikësve. Ai shprehet se zjarrfikësit me punën dhe sakrificën e tyre mbrojnë jetët e qytetarëve dhe janë të parët në iniciativa të ndryshme për të mirën e tyre, informon Zhurnal.
Ai falenderoi të gjithë zjarrfikësit e shoqatës së zjarffikësve vullnetarë “Bajram Miftari” për mundin e dhënë dhe punën e bërë çdo ditë e natë për dezinfektimin e rrugëve dhe rrugicave në Çair.
Ai nuk harroi dhe zjarrfikësin tanimë të ndjerë, Nuredin Mustafa.//Zhurnal.mk
COMMENTS