"> Gjobiten 872 shoferë për tejkalim të shpejtësisë – ShkupiLajm.com
Gjobiten 872 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Gjobiten 872 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Shpërndaje

Dje, policia gjobiti 872 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se që është e lejuar, thonë nga Ministria e Brendshme.

Gjatë ditës së djeshme (21.02.2021) Njësia Mobile e Sigurisë së Trafikut Rrugor zhvilloi një kontroll të intensifikuar të veprimit për të gjobitur automjetet që lëvizin më shpejt se sa lejohet në territorin e të gjithë vendit, me çka janë gjobitur 872 shoferë.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga Ministria e Brendshme.

COMMENTS