"> Izet Mexhiti: Funksionarët e BDI-së që kryejnë funksion publik janë jolegjitim – ShkupiLajm.com
Izet Mexhiti: Funksionarët e BDI-së që kryejnë funksion publik janë jolegjitim

Izet Mexhiti: Funksionarët e BDI-së që kryejnë funksion publik janë jolegjitim

Shpërndaje

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti thotë se nuk e di se kur do të mbahet mledhja e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së për zgjedhjen e kryesisë së re dhe trupave tjera drejtuese të partisë. Mexhiti për “Slloboden Peçat” tha se mos zgjedhja e organeve drejtuese bën që funksionarët partiak të jenë jolegjitim.

“Pas Kongresit, Këshilli i përgjithshëm nuk është mbledhur pët të zgjedhur udhëheqësin e re të partisë si dhe organet partiake edhe pse në mbledhjen që u mbajtë muajn e kaluar, në të cilin u diskutua puna e funksionarëve partiak në qeveri. Sipas kësaj, të gjithë funksionarët partiak, të cilët janë kryerës të detyrave – janë jolegjitim. Për subjekt të organizuar dhe parti të madhe siç është BDI kjo gjendje është e papranueshme, sepse ajo është në qeveri disa vite me radhë”, thotë Mexhiti për Sloboden Peçat.

“Nuk ka një datë kur Këshilli i përgjithshëm do mundej të mblidhej për ti zgjedhur organet drejtuese të partisë”, thotë Mexhiti. Ndryshe, pas Kongresit të BDI-së të mbajtur në dhjetor të 2019 në Shkup, Këshilli i përgjithshëm i BDI-së është mbledhur vetëm njëherë edhe atë muajn e kaluar, por nuk zgjodhi kryesinë e re dhe organet partiake, të cilët duhet të realizojnë politikën partiake të BDI-së.

COMMENTS