"> Juventusi fiton Kupën e Italisë për herën e 14 – ShkupiLajm.com
Juventusi fiton Kupën e Italisë për herën e 14

Juventusi fiton Kupën e Italisë për herën e 14

Shpërndaje

Juventusi e ka fituar Kupën e Italisë për herën e 14-të në histori të klubit.

“Zonja e Vjetër” triumfoi në këtë garë të mërkurën në mbrëmje, pasi në stadiumin “Mapei” mposhti skuadrën e Atalantas me rezultatin 2:1.

Për Atalantan ishte humbja e katërt në pesë finale sa ka arritur. E ka fituar vetëm në vitin 1963.

Ndryshe nga Atalanta, “bianconerët” e fituan këtë trofe për herën e parë që prej edicionit 2017/18. Andrea Pirlo e festoi ditëlindjen e 42-të me Kupën e dytë nën drejtimin e Juventusit.

E para ishte Superkupa e Italisë e fituar në muajin janar kundër Napolit në muajin janar. Para 4300 tifozëve të pranishëm në stadiumin e Sassuolos, ishte Juventusi që kaloi i pari në avantazh.

Dejan Kulusevski shënoi falë asistimit të West McKenniet. Shifrat i barazoi Ruslan Malinovskyi me gjuajtje të fuqishme në minutën e 41-të. Megjithatë, triumfin në Kupë Juventusit ia dha Federico Chiesa që shënoi në minutën e 73-të.

Berat Gjimshiti u inkuadrua në lojë te Atalanta në minutën e 77.

COMMENTS