Nga gjithësej 16 ministri, katër kanë një faqe në internet njëgjuhësh, e cila është në kundërshtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ligji përcakton që çdo ministri duhet të ketë një faqe në internet dhe përmbajtje në maqedonisht, si dhe në gjuhën dhe shkrimin e përdorur nga të paktën 20% e qytetarëve, gjuha shqipe dhe alfabeti i saj, shkruan transmeton gazeta KOHA.
Neni 6, pika 4 e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë:
“Uebfaqet e institucioneve të përmendura në nenin 1 të këtij ligji dhe përmbajtja e faqeve të internetit, përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj, duhet të publikohen në një gjuhë tjetër përveç gjuhës maqedonase, të cilën flasin të paktën 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj.”
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale: asnjë version në shqip i faqes
Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomuniteteve: asnjë version në gjuhën maqedonase të faqes, deklarohen se versioni maqedonas është në ndërtim e sipër
COMMENTS