"> KE-ja rekomandon, personat e vaksinuar do të mund të udhëtojnë në shtetet evropiane – ShkupiLajm.com
KE-ja rekomandon, personat e vaksinuar do të mund të udhëtojnë në shtetet evropiane

KE-ja rekomandon, personat e vaksinuar do të mund të udhëtojnë në shtetet evropiane

Shpërndaje

Komisioni evropian sot rekomandoi që shtetasve të huaj, të cilët janë imunizuar tërësisht me vaksina të miratuara në BE dhe atyre nga vendet me gjendje të volitshme epidemiologjike, t’u lejohet të udhëtojnë në vendet e BE-së pa kufizime të posaçme.

“Krahas kësaj, Komisioni propozon të ngritet pragu për hyrje të vendeve në listën e atyre, prej të cilave çdo udhëtim mund të lejohet”, thuhet në kumtesën e Komisionit Evropian.

Sipas rregullativave të tanishme të BE-së, në një nga 27 vendet-anëtare mund të udhëtojnë vetëm qytearët e shtatë vendeve, por propozimi i sotëm sigurisht do ta zgjerojë këtë listë.

Që të kufizohet rreziku nga përhapja e mutacioneve të reja të koronavirusit, Komisioni Evropian ofroi edhe mekanizëm të ri “ndalesë urgjente”, me të cilën do të mundësohet zbatimi urgjent i kufizimeve për udhëtime për të gjitha vendet, ku gjendja epidemiologjike përnjëherë do të përkeqësohet.

“Kjo do t’ju mundësojë vendeve-anëtare të veprojnë shpejtë dhe me kohë që t’i kufizojnë në minimum të ashpër të gjitha udhëtimet nga vendet e goditura për kohën e nevojshme për vendosjen e masave adekuate sanitare”, thuhet në kumtesë.

Vendet-anëtare të BE-së do të duhej nesër të fillojnë debat për këtë propozim dhe nevojitet të arrihet pajtueshmëri e tërësishme për propozimin që të miratohet dhe të bëhet rregull valid.

COMMENTS