"> Korridori 8 i mirë në letër, por larg realizimit – ShkupiLajm.com
Korridori 8 i mirë në letër, por larg realizimit

Korridori 8 i mirë në letër, por larg realizimit

Shpërndaje

Infrastruktura paraqet një element bazë për zhvillimin ekonomik të një vendi, pasi kjo do të mundësonte lëvizjen e lirë të mallrave dhe njërëzve kjo lëvizje do të ndihmonte në prodhimin dhe shpërndarjen e lehtë të mallrave e cila do të ndikonte në rritje e Bruto Prodhimit Vendor (BPV), kështu në strategjinë e shteteve zhvillimi i infrastrukturës përbën një prioritet të rëndësishëm. Gadishulli Ballkanik çdo herë ka pasur një rëndësi shumë të madhe për Bashkimin Europian si një kalim lindje-perëndim të mallrave dhe njerëzve që ka bërë që BE-ja ti kushtoj një rëndësi të madhe zhvillimit të infrastrukturës së vendeve të këti rajoni. Një nga projektet shumë të rëndësishme të strategjis Europiane është Korridori VIII apo i njohur edhe si Korridori Pan-Europian i cili fillesat e veta i ka që në vitit 90 të shekullit XX. Korridori VIII ka një rëndësi shumë të madhe pasi do të lidhë lindjen e Gadishullit Ballkanik dhe Kontinentit Europian me perëndimin e Gadishullit dhe të Kontinentit si dhe do të lidhë dy dete atë të Zi dhe Adriatik, e cila do të ndikoj në shtimin e rëndësis gjeopoitike të rajonit, shkruan Zhurnal.

Ky projekt syon që të lidhë Varnaën qytet bregdetar në Bullgari,Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe qytetine Barit dhe Brindisit në Itali projekt që në vetvete përfshin ndërimin e rrugëve dhe linjave hekurudhore. Korridorit të Transportit Pan-Evropian № 8 është: Bari / Brindisi – Otranto / ngushtica Otrant – Durrës / Vlorë – Tiranë – Elbasan – Kyafasan – Strugë – Kërçovë – Gostivar – Tetovë – Shkup – Kumanovë – Kriva Palanka – Deve Bair – Kyustendil – Sofje – Plovdiv – Burgas / Varna. Kostoja e përgjithshme e projektit llogaritet në rreth 2.5 miliard dollarë, gjatësia e përgjithshme e rrugëve në këtë projekt shtë rreth 1000 kilometra, kurs gjatësia e hekurudhës do të jetë rreth 1200 kilometra, ku 631 kilometër rrugë dhe 747 kilometra hekurudhë që nëkupton se rreth 52 përqind e projetit zhvillohet në territorin Bullgar.

Projekti ka një rëndësi të madhe për vendet e rajonit nga të cilët do të kalojë ky projekt pasi në ktë mënyrë ato do të përjetojnë zhvillime infrastrukturore si në rrugë, hekurudha, porte për të cilat kanë shumë nevoje, por që ju mungojnë mjetete financiare për ti realizuar ato investime.Një përfitim tjetër është ai ekonomikë pasi një projekt i tillë do të ketë një ndikim të fuqishëm në zhvillmin e vendeve të rajonit dhe në rritjen e shkëmbimeve tregëtare mes vendeve të rajonit, si dhe përmes saj do të krijohet një lidhje e fuqishme ekonomike me një treg prej rredh 72 milion banorë, e që përmes Bullgaris dhe Italis do ti mundësonte që Shqpëria dhe Maqedonia e Veriut të lidhej me tregun e BE-së.

Ky projekt do të mundësonte që vendet e rajonit dhe BE-së të keqnë qasje më të lehtë në shtetet me burime të pasura energjetike si Rusia, Turqia (e cila kohet e fundit zbuloi rezerva të mëdha të gazit natyror në Detin e Zi) dhe vendet e Azis Qëndrore. Në aspektin politik ky projekt do të mundësojë integrim dhe bashkpunim më të madhë mes vendeve të rajonit, kurse BE-së do ti mundësonte ndikim dhe kontroll më të madh në kufitë e saj jugo-lindor që është eseciale për sigurinë dhe stabilitetin e saj, shkruan Zhurnal.

Ky projekt ka një rëndësi të madhe për Maqedonin e Veriut pasi aj ka një pozit qëndrore në të e cila do ti mundësnte që të kshte një rendësi më të madhe politike në rajon, si dhe në aspktin ekonomik do ti jepte një përparësi të madhe pasi ajo do të kishe qasje në dy dete e që kuptohet që do te ketë qasje më të lehtë në levizjen e mallrave. Maqedonia e Veriut si pjesë përbërëse e këti projekti ka bërë investime të konsiderueshme në dejtim të finalizimit të saj, pasi sipas autoriteteve të Shkupit kjo është një mundësi shumë e mir për zhvillim infrastrukturor dhe ekonomik, ku një pjesë e keti projekti është investim i qeverisë kurse pjesa tjetër janë burime financiare të ardhura nga jasht vendit.

Maqedonia e Veriut deri me taki ka investuar rreth 100 milion Euro në kuadër të korridorit VIII në drejtim të kufirit me Bullgarinë. Ndëritimi i rrugës Kriva Pallankës dhe Deve Bair është në kuadër të projektit me një gjatësi rreth 13.2 kilomëtër dhe vlerë rreth 10.16 milion euro e financuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e që pritete të përfundoj në vitin 2022.

Rreth 152 kilometra hekurudh të projektit të korridorit VIII në Maqedonin e Veriut është funksionale, hekurudha Kërçovë-Lin me gjatësi 60 kilometra pritet të përfundohet në vitin 2022 ku investimi total do te jetë rreth 350 milion euro. Hekurudha me Bullgarinë me një gjatësi rreth 90 kilometra e cila pritete të ndërtohet në tre faza ku Kumanovë-Beljakovce do të kushtojë rreth 40 milion euro, faza e dytë Beljakovce-Kriva Palanka rreth 140 milion euro, faza e tretë Kriva Palanka – kalimi kufitar Bullgari do të kushtojë rreth 405 milion euro me një totalrreth 580 milion euro,ku një pjesë janë grande dhe fonde nga Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) që parashihet se I gjithë projekti do të përfundoj në vitin 2025 ku deri më tani kanë përfunduar rreth 55% e punimeve në terren. Hekurudha në territorin Bullgar në drejtim të Maqedonis së Veriut prtet që të përfundoj në vititn 2027.

Në muajin mars të 2021 u nënshkrujt një memorandum bashkpunimi me kompanik amerikane Bechtel Enka e cila do të ndërtojë autostradën që do të kaloj përmes Tetovës-Gostivarit-Kërcovës-Strugës-Qafthanë ku vlera dhe koha e realizimit të projektit ende nuk është bërë publike, por sipas autoriteteve I gjithë projekti I Korridorit VIII do të përfundoj deri në vitin 2025./Zhurnal.mk

COMMENTS