"> Krerët shtetëror urojnë festën! Mesazhe plot me shpresa për tejkalim të pandemisë – ShkupiLajm.com
Krerët shtetëror urojnë festën! Mesazhe plot me shpresa për tejkalim të pandemisë

Krerët shtetëror urojnë festën! Mesazhe plot me shpresa për tejkalim të pandemisë

Shpërndaje

Krerët shtetëror kanë uruar Fitër Bajramin. Krahas kësaj, nuk lënë pa theksuar as shpresat për tejkalimin të koronavirusit. Presidenti Stevo Pendarovski ka shprehur keqardhje se edhe ky Ramazan kaloi i ngarkuar me pandemi.

“Ju faleminderit për qëndrueshmërinë, kujdesin dhe disiplinën. Shpresoj se të pasuruar me fuqinë shpirtërore të cilën e jep Ramazan Bajrami edhe më tej do të mbetemi të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe solidarë dhe do të dalim si fitimtarë në luftën me epideminë, fundi i të cilës, falë vaksinimit të filluar, tashmë po duket”, ka shkruar Presidenti Stevo Pendarovski.

Në emër të tij dhe 120 deputetëve të Kuvendit, ka uruar edhe kryepartlamentari Talat Xhaferi, duke shkruar se ky Bajram vjen si kurorë pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Festat ndahen me të afërmit, të largëtit, të njohurit dhe të panjohurit, mirëpo, këto vite të pandemisë imponuan rregulla tjera dhe e zvogëluan rrethin e njerëzve me të cilët jemi rrethuar, por përsëri, kjo nuk na pengon të ndajmë fjalë të bukura, të ofrojmë dorën e mbështetjes dhe të ndihmojmë aty ku ka nevojë”, ka apeluar Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Për kryeministrin Zoran Zaev, në këto momente të vështira që ka sjellë pandemia, festa e shenjtë e Fitër Bajramit, sjell shpresë për fillim të ri dhe e nxit besimin e njerëzve në të mirë, të vërtetë dhe drejtësi.

“Fundi i agjërimit dhe përfitimet e fituara gjatë muajit të përmbajtjes, le t’u zbukurojnë me frymë të durimit dhe bujarisë. Të përballemi me sfidat, të cilat i sjell kjo krizë globale shëndetësore-ekonomike, të udhëhequra nga dëshira për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe solidaritet”, thorë Kryeministri Zoran Zaev.

Urime kanë dërguar edhe kryetarët e partive, ai i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, Alternativës Afrim Gashi, kryetari i Besës, Bilall Kasami dhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi./TV21

COMMENTS