"> Kryetari i Çairit, Visar Ganiu ngushëllon familjen Sereçi – ShkupiLajm.com
Kryetari i Çairit, Visar Ganiu ngushëllon familjen Sereçi

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu ngushëllon familjen Sereçi

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka ngushëlluar familjen Sereçi.

“Shumë pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe gazetarit tonë të mirënjohur, Anton Sereçi.

Vitet e tij të jetës kanë lënë padyshim gjurmë të paharrueshme në mbrojtje të vlerave të identitetit kombëtar dhe për kontributin e tij do të mbahet mend si frymëzim i një atdhetari të denjë në shërbim të popullit të tij. Do ta mbajmë mend edhe për kontributin që dha në lartësimin e figurës së nobelistes sonë Nëna Terezë, duke luftuar çdo tentativë për tjetërsimin e prejardhjes së saj shqiptare.Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Anton Sereçit. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për të ka shkruar ai. “, thuhet në ngushëllim.

COMMENTS