"> Kujdes, koronavirusi rikthehet tek të shëruarit – ShkupiLajm.com
Kujdes, koronavirusi rikthehet tek të shëruarit

Kujdes, koronavirusi rikthehet tek të shëruarit

Shpërndaje

Pacientët tani më të shëruar nga virusi korona, janë njësoj të ekspozuar ndaj rrezikut për t’u infektuar sërish. Një numër i madh qytetarësh në rrjetet sociale rrëfejnë përvojat e tyre se ata që kanë qenë të infektuar në valën e parë të pranverës, sërish në vjeshtë janë prekur nga CoVid-19. Infektologët thonë se antitrupat në gjak nuk janë garanci që pas disa muajve mos t’ju shfaqen sërish simptome të Sars-Cov-2. Dukagjin Osmani nga ISHP tha se imuniteti i të shëruarve nuk është i njëjtë tek të gjithë pacientët.

“Ose organizmi nuk ka krijuar sasi të nevojshme apo fare mbrojtje nga virusi Sras-Cov-2 ose mund të bëhet fjalë edhe për një virus mutant, i cili ka ndërruar bazën gjenetike. Me të vërtetë është herët të flitet se sa kohë zgjasin anti trupat, për të qenë më preciz ne duhet të bëjmë një skenim të situatës dhe të shohim pasi të kalojë sëmundja sa nga popullata jonë ka ngelur e mbrojtur nga kjo sëmundje”-tha Dukagjin Osmani, Mikrobiolog në ISHP.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk nga dhanë një shifër të saktë se sa raste të përsëritjes së infeksioneve janë regjistruar në vend. Ndërkaq, praktikat tregojnë se të ri infektuarit mund të kenë vështirësi më të mëdha shëndetësore me simptome të ndryshme.

“Të dhënat e fundit tregojnë se pacientët, të cilët infektohen sërish me virusin korona kanë simptomatologji të ndryshme, ata që fillimisht ishin në kurim shtëpiak për herë të dytë mund ta pësojnë keq, duke përfunduar në Klinikën Infektive në Shkup.”

Organizata Botërore e Shëndetësisë kumtoi se hulumtimet shkencore të bëra nga personeli mjekësor në Britani të Madhe treguan se personat që kanë tejkaluar një herë virusin kanë pak rrezik që në 6 muajt e ardhshëm të infektohen sërish nga Covid-19.

COMMENTS