"> Kuvendi miraton kërkesën e PS, pritet ngritja e Komisionit Parlamentar për të hetuar raportin e Dick Marty – ShkupiLajm.com
Kuvendi miraton kërkesën e PS, pritet ngritja e Komisionit Parlamentar për të hetuar raportin e Dick Marty

Kuvendi miraton kërkesën e PS, pritet ngritja e Komisionit Parlamentar për të hetuar raportin e Dick Marty

Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim kërkesën e shumicës socialiste për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili pritet të hetojë raportin e ish-eurodeputetit Dick Marty mbi Kosovën.

Ngritja e këtij Komisioni u propozua nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili sot në Kuvend u bëri thirrje krerëve të grupeve të tjera parlamentare që të mblidhen dhe të zgjedhin nëntë deputetë, të cilët do të jenë pjesë e komisionit.

Pas nisjes së punës, Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit.

Mes tjerash, Dick Marty në raportin e tij përmend të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në qarkun e Matit, e cila sipas tij është përdorur për të kryer transplantim organesh.

Lëvizja e socialistëve vjen disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së, ndërsa në Shqipëri ka pasur debate dhe sulme publike ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me angazhimin e tij në kohën e luftës si këshilltar ligjor në misionin e OKB-së, UMNIK, që u mor me faktimin e krimeve serbe në Mitrovicë.

Kreu i PD-së është akuzuar se ka penguar hetimin e masakrës serbe ndaj shqiptarëve të Krushës së Madhe, ngjarje kjo e ndodhur më 25 mars 1999, por këto akuzat janë hedhur poshtë nga z. Basha.

COMMENTS