"> Lazim Destani: Shkëndija sjelltë suksese në Kupën Evropiane, t’i gëzojë tifozat kuqezi – ShkupiLajm.com
Lazim Destani: Shkëndija sjelltë suksese në Kupën Evropiane, t’i gëzojë tifozat kuqezi

Lazim Destani: Shkëndija sjelltë suksese në Kupën Evropiane, t’i gëzojë tifozat kuqezi

Shpërndaje

Pronari i kompanisë “Ecolog”, që financon klubin e futbollit “Shkëndija”, Lazim Destani ka uruar lojtarët e këtij ekipi, pasi dje u shpallën kampion.

Ka uruar edhe tifozët kuqezi, duke shtuar se mungoi gjallëria e tyre në ndeshje, si pasojë e situatave të diktuara nga pandemia Covid-19.

Në mënyrë të veçantë, ka falenderuar për prezencën, kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamet Sejdini.

Urimin, e ka përbullur duke shprehur dëshirën, që Shkëndija të arrijë suksese të larta në Kampionatin Evropian, që t’i gëzojë tifozët kuqezi.

“Dëshiroj që gjatë kësaj vere Shkëndija në Kupat Europiane të arrijë suksese sa më të larta, duke u sjellë gëzim dhe emocion tifozëve të saj kuqezi e duke na bërë krenar të gjithëve!”, shkroi mes të tjerash në profilin e tij në “Facebook”, Destani, transmeton TV21.

Shkrimi i plotë i Lazim Destanit:

Me përmbylljen e stinorit të futbollit 2020/’21 në Maqedoninë e Veriut, kam kënaqësinë në radhë të parë t’ua përcjell urimet e mia lojtarëve të KF Shkëndija dhe gjithë stafit të klubit për titullin kampion i vendit. Gjithashtu urime ju përcjell tifozëve të Shkëndijës kudo që jeni, anembanë trojeve tona me tifo-grupin pararojë ‘Ballistët’ që gjithmonë i qëndron pranë skuadrës kuqezi.

Në këtë sezon diktuar nga ndryshimet që i ka sjellë pandemia, mungoi gjallëria dhe emocionet që në ndeshjet e futbollit vijnë nga tribunat e mbushura me spektatorë. Uroj që sa më shpejt të kalojë periudha e pandemisë duke i lënë prapa të gjitha sfidat që ka sjellë ajo.

Në mënyrë të veçantë falënderoj për prezencën e tyre kryetarin e FShF Armand Duka, kryetarin e FFK Agim Ademi dhe kryetarin e FFMV Muhamet Sejdini.

Poashtu më gëzuan urimet nga të gjithë mbështetësit kudo që janë, përfshirë dhe liderët e të gjitha partive politike në vendin tonë, sadoqë të gjithë të ftuar, disa prej tyre nuk arritën të jenë prezent fizikisht.

Futbolli e ka forcën e tejkalimit të të gjitha dallimeve, nga cilado sferë qofshin ato, këtu e gjejnë kënaqësinë të gjithë ata që e duan dhe kënaqen me këtë sport kaq popullor.

Dëshiroj që gjatë kësaj vere Shkëndija në Kupat Europiane të arrijë suksese sa më të larta, duke u sjellë gëzim dhe emocion tifozëve të saj kuqezi e duke na bërë krenar të gjithëve!

COMMENTS