Liderët e partive shqiptare në Maqedoni kanë uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj për President të Republikës së Kosovës.
Lideri i BDI-së në urimin dërguar presidentes së re Vjosa Osmanit shkruan se deputetët e Kosovës arritën të rrumbullakësojnë konsolidimin e institucioneve të vendit si rezultat i vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Urime kanë dërguar edhe liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.
“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani edhe në të kaluarën ka dëshmuar kapacitete te larta politike, intelektuale dhe shtetndërtuese, dhe si rrjedhojë e kontributit politik qytetarët e Kosovës e përkrahën masovikisht atë dhe listën e saj që përfaqësonte.” shkruan Sela.
Edhe kryetari i Lëvizjes Besa ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj për Presidente.
COMMENTS