"> Ligji për mbështetjen financiare mbërrin në Kuvend, pritet votimi dhe shpallja e përfituesve nga 6000 denarë – ShkupiLajm.com
Ligji për mbështetjen financiare mbërrin në Kuvend, pritet votimi dhe shpallja e përfituesve nga 6000 denarë

Ligji për mbështetjen financiare mbërrin në Kuvend, pritet votimi dhe shpallja e përfituesve nga 6000 denarë

Shpërndaje

Propozim-ligji për mbështetje financiare të qytetarëve ka hyrë në procedurë parlamentare. Pensionistët që kanë pension deri në 15 mijë denarë, prindërit e vetëm, fëmijët pa prind dhe punëkërkuesit pasiv do të marrin nga gjashtë mijë denarë. Lista përfundimtare do të publikohet në faqen e internetit të “Blej nga vendi”, pasi ligji të miratohet në Kuvend. Qytetarët, me numrin e tyre amë, do të mund të kontrollojnë nëse janë përfitues të ndihmës financiare. Paratë nuk mund të tërhiqen dhe me to mund të blihen produkte vendore.

Ligji për Kartelat Pagesore:

“Përdoruesit e mbështetjes financiare kartelën e përdorin vetëm për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore te personat juridik dhe fizik nga Lista e ofruesve të produkteve dhe shërbimeve vendore, në periudhën nga dita e marrjes së fondeve në llogarinë e transaksionit deri në 25 dhjetor të këtij viti.”

Ndryshe nga masa e parë kur mundësohej blerja në çdo vend, tani të gjitha subjektet juridik përkatësisht dyqanet, tregjet, e të tjerë që kanë produkte vendore do të duhet të paraqiten që të gjenden në listën e ofruesve.

Ligji për Kartelat Pagesore:

“Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, brenda pesë ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji në faqen e internetit www.kupuvamdomasno.gov.mk, shpall thirrje publike për regjistrimin e personave juridik dhe fizik që kryejnë veprimtari ekonomike për regjistrim në Listën e ofruesve të produkteve dhe shërbimeve vendore”.

Qytetarët do t’i marrin paratë në llogarinë e tyre, ata që nuk kanë llogari të hapur ose banka e tyre është e bllokuar, do t’iu përgatitet llogari e re transaksioni dhe kartë pagesore falas. Masa pritet të kushtojë 27 milion euro.

COMMENTS