"> LIQENI TRESKA: LARGIMI I UIKEND KAMPEVE, REAGOJNË BANORËT – ShkupiLajm.com
LIQENI TRESKA: LARGIMI I UIKEND KAMPEVE, REAGOJNË BANORËT

LIQENI TRESKA: LARGIMI I UIKEND KAMPEVE, REAGOJNË BANORËT

Shpërndaje

Ka filluar largimi i rimorkiove, gjegjësisht uikend kampeve të vendosura në afërsi të liqenit Treska në Komunën e Sarajit dhe një gjë e tillë ka mbledhur sot dhjetra pronarë të këtyre uikend kampeve të cilët nuk dëshirojnë të largohen nga aty. Afati 60 ditorë që ua ka dhënë komuna për zhvendosje nga hapësirat ku ndodhen, për këta qytetarë është i pakuptimtë. Poashtu I pakuptimtë është edhe arsyetimi që ndodhet në letrat që u dërgohen, ku theksohet se këto kampe e ndotin ambientin. Ata kërkojnë nga kryetari i Qytetit të Shkupit dhe Kryeministri që të shfuqizojnë vendimet e marra të kreut të komunës së Sarajit.

ACO DINEVSKI KRYETAR I BORDIT TË KAMPISTËVE

“Jemi të shqetësuar për vendimin e kryetarit të komunës së Sarajit, këtë e kam mar si kryetar I bordit në adresën shtëpiake më datë 29 dhjetor 2020, aty është deklaruar se si një prej punëve më të rëndësishme për çka edhe duan të na zhvendosin, theksohet se kampistët e ndotin ajrin, përmes hedhjes së mbeturinave dhe gjërva të ngjajshme, këtu mund të shihni edhe vetë se shportat e mbeturinave janë larguar. Ajri nuk mund të ndotet nga ana jonë, ndërsa sa I takon ekologjisë, ne kemi këtu kampist që është ekspert në fushën e ekologjisë…E autorizon ndërmarrjen publike të komunales, I jep autorizim të mos I vazhdojë marrëveshjet dhe marrim njoftim nga drejtori që t’I zhvendosim rimorkiot në afat prej 60 ditësh. Kjo për ne është e papranueshme dhe e pamundur…Ky vendin I kryetarit të komunës së Sarajit është në kundërshtim me kërkesat tona, nëse dalim ne këtu 500-600 rimorkio, çfarë do të bëjë..

REFIK LOKI

“Ne sot kemi një problem i cili është jetik për jetën e të gjithë qytetarëve. Problemi është jetik për shkak se gjithë qyteti i Shkupit, të gjithë punëtorët janë kontribuues për këtë vend. Kjo pasuri që është këtu është e qytetarëve të Shkupit, kjo është e jona dhe ne do ta mbrojmë këtë sepse, ky vend na ndihmon për shëndetin, shumica janë pensionistë, shumica kemi fëmijë që vijnë gjatë fundjavave rrinë këtu dhe marrin ajër të pastër”

“Të gjithë këtë ta rregulloj unë për 60 ditë dhe edhe nën persion, jo nuk do ta lejoj këtë. Le të bëjnë çfarë të duan, munden edhe ti ndezin, le ti ndezin, çfarë presin. Ata filluan me rrënime, a kanë informuar dikënd nga qyteti, qytetarët e Shkupit duhet ta dijnë këtë. Thonë se kanë plan urbanistik, le ta tregojnë….

Numri një I komunës së Sarajit, Blerim Bexheti tha se kampet nuk po zhvendosen nga pronat e qytetarëve por nga prona e komunës, duke nënvizuar se qytetarët janë njoftuar se po zhvendosen nga aty pasi Komuna e Sarajit dhe Këshilli I Komunës kanë plan urbanistic që tashmë ndodhet në kadastër

BLERIM BEXHETI, KRYETARI I KOMUNËS

“Kemi qëndrim që ata të largohen pasiqë komuna e Sarajit ka punuar prej ditës së parë të mandatit tim dhe tani të gjitha procedurat janë në fund, ideja jonë është që të shpallet zonë e lirë turistike dhe punojmë në këtë drejtim, kurse për dëshirat e tyre ata mund të flasin, ne jemi pronarë të tokës, ata nuk janë në tokë të vet… Ne do të punojmë sipas ligjeve duke pas parasysh se edhe deri tani nuk I kanë respektuar ligjet për vendosjen e kampeve të tyre, pasiqë jemi dëshmitarë që aty ka ndërtime prej hekuri, ndërtime me material të fortë, mur të ndërtuar dhe një pjesë e tyre nuk dihet as kush janë pronarë, disa nuk janë as parapagues …”

Bexheti nënvizoi se pavarësisht kontributeve që kanë dhënë pronarët e disa kampeve atyre u është dërguar njoftim se kjo do të shpallet zonë turistike, duke nënvizuar se madje as nuk bëhet fjalë për numër aq të madh të kampeve dhe se ata që po bëjnë probleme në fakt janë vetëm 20 deri në 30 persona. /KlanMacedonia

COMMENTS