"> Maqedoni: Kërkohet referendum për librat digjitalë – ShkupiLajm.com
Maqedoni: Kërkohet referendum për librat digjitalë

Maqedoni: Kërkohet referendum për librat digjitalë

Shpërndaje

Nisma qytetare “Libra dhe Mësim duhet të ketë” ka dorëzuar iniciativë për referendum deri tek Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Iniciativa paraqet propozimin për referendum për shprehjen e drejtpërdrejt dhe të menjëhershëm të vullnetit të qytetarëve për projekt ligjin e propozuar për librat shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm.

Dragana Spasevska, koordinatore e kësaj nisme, edhe një herë bëri të ditur se ata vazhdojnë me qëndrimin e njëjtë, kundër digjitalizimit të librave. Ajo gjithashtu, deklaroi që në qoftë se nuk marrin përgjigje nga institucioni ligjvënës brena 72 orëve, atëherë do të vijojnë me mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve, nga ana e qytetarëve.

“Sipas Ligjit, pas dorëzimit të propozimit për referendum, në afat tre ditor presim përgjigje, në të kundërtën, do të konsiderojmë që propozimi është në rregull dhe në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Maqedonisë së Veriut do të procedojmë me mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për mbështetje për iniciativën për të thirrur një referendum”, tha ajo.

Nëse nuk merren parasysh kërkesa e tyre nga ana e kryeparlamentari, atëherë nga kjo lëvizje paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protesta me qëllim që ta ndërpresin miratimin e propozim Ligjit. Spasevska njoftoi se kanë dërguar kërkesë në Qeveri për realizimin e një takim pune me kryeministrin dhe kabinetin e tij, pasi nuk kanë rënë dakord me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

COMMENTS