"> Maqedonia e Veriut 2:1 Kosovë – ShkupiLajm.com
Maqedonia e Veriut 2:1 Kosovë

Maqedonia e Veriut 2:1 Kosovë

Shpërndaje

Kombëtarja e Kosovës ka humbur mundësinë e artë për një vend në EURO2020.

‘Dardanët’ janë mposhtur 2:1 nga Maqedonia në ndeshjen gjysmëfinale të Play Off të Ligës së Kombeve, të zhvilluar në Shkup të enjten në mbrëmje.

Janë vendasit që kanë shkuar me epërsi 2:1 në pushimin e pjesës së parë, shkruan lajmi.net.

‘Dardanët’ edhe pse janë në disavantazh, ishin më të mirë në lojën e hapur, por që golat erdhën nga vendosja jo e mirë në mbrojte.

Ishte Benjamin Kololli që padashje devijoi një top në portën e Muric, për epërsinë 1:0 të vendasve në minutën e 16’.

Kosova barazoi në 1:1 përmes Florent Hadërgjonaj.

Por, katër minuta më pas, Velkovski riktheu epërsinë e Maqedonisë, duke shënuar me kokë, për 2:1.

Fituesi i këtij takimi shkon në finale të Play Off të Ligës së Kombeve

COMMENTS