"> Mjekja shqiptare zbulon shkakun kryesor të vdekjeve nga COVID-19 – ShkupiLajm.com
Mjekja shqiptare zbulon shkakun kryesor të vdekjeve nga COVID-19

Mjekja shqiptare zbulon shkakun kryesor të vdekjeve nga COVID-19

Shpërndaje

Një faktor që e vështirëson situatën e të sëmurëve me Covid është se shumë prej pacientëve paraqiten në spital në një gjendje të renduar.

Andriada Meta, specializante anestezi-reaminacion thotë se mjekët në Shqipëri po përballen me shumë stres dhe lodhje gjatë punës së tyre.

“Ne në Shqipëri kemi shumë më shumë lodhje dhe shumë më shumë stres se sa mjekët italianë kishin. Pacientët që janë në terapi intensive janë një numër shumë i madh dhe vijnë në gjendje shumë më të rëndë se sa vinin atje”, tha ajo.

Mjekja shtoi më tej se, “ndoshta është koha e vonë që i drejtohen spitalit ose mënyra jo e duhur e trajtimit që në fillim apo raste kur nuk marrin fare mjekim dhe nuk pranojnë që të vijnë në institucione spitalore dhe kjo bën që pacientët të vijnë në një gjendje shumë të rënduar”.

Ajo ishte e ftuar sot në Euronews Albania, ku bëri krahasimin me situatën në spitalet e Italisë.

Meta dha kontributin e saj si pjesë e ndihmës që Shqipëria i ofroi vendin fqinj për të përballur situatën e COVID-19. Mjekja tregoi se ajo çdo ditë i duhet të kujdeset për gjendjen e pacientëve që ndodhen në terapi intensive. “Kemi përgjegjësi drejtpërdrejtë mbi gjendje shëndetësore dhe jetën e këtyre pacientëve pasi kujdesimi për rrugën e frymëmarrjes që janë gjeja kryesore dhe që prek më shumë kjo sëmundje”, tha ajo.

E pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë që të largohet nga vendi, Andriada Meta nuk e fshehu se e mendon një gjë të tillë çdo ditë. Ajo renditi si arsye kryesore mos vlerësimin, ku përfshihet dhe trajtimi financiar. “Kjo është një pyetje jo shumë e thjesht sidomos në këtë periudhë. Sigurisht që e mendoj çdo ditë të them të vërtetën. Sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk jep vlerësimin e duhur për mjekët”, përfundoi Andriada Meta.

COMMENTS