"> Mourinho: Ishim skuadra më e mirë në fushë, gabuam vetëm 5 minuta – ShkupiLajm.com
Mourinho: Ishim skuadra më e mirë në fushë, gabuam vetëm 5 minuta

Mourinho: Ishim skuadra më e mirë në fushë, gabuam vetëm 5 minuta

Shpërndaje

Mes shumë akuzave që i janë bërë përgjatë viteve Jose Mourinhos, është edhe ajo e një trajneri mbrojtës. Një epitet që i është ngarkuar pas disa ndeshjeve ku skuadrat e tij kanë “parkuar autobusin” para portës, si për shembull ajo Barcelona-Inter në vitin e triumfit të trefishtë për zikaltrit.

Vetëm se palmaresi i trofeve flet në favor të Special One, diçka që tregon se metodat e tij funksionojnë dhe nëse portugezi është nga ata që mendojnë se është më mirë të pësosh një gol më pak se kundërshtari, natyrisht që nuk mund të jetë i kënaqur i një disfate sa spektakolare aq edhe të papranueshme për mënyrën e tij të të parit të gjërave.

Disfata 5-4 e pësuar nga Evertoni i Carlo Ancelottit, hyn në historinë e FA Cup dhe natyrisht që ngjall diskutime. Një ndeshje që është pak ta quash spektakolare, e mbyllur vetëm në kohën shtesë me golin e Bernard, pasi në kohën e rregullt kishin ndodhur nga të gjitha, përfshirë një dy-golësh të Davinson Sanchez që natyrisht nuk është një bomber, por Mourinho nuk mund të jetë i kënaqur kur pëson 5 gola.

“Mbajtëm topin, krijuam raste, lëvizëm mirë dhe shënuam. Një sjellje prej luftëtarësh që më pëlqen, por me golat i fiton ndeshjet vetëm kur nuk bën kaq shumë gabime. Ishim skuadra më e mirë në fushë, po fitonim 1 me 0 dhe pastaj në pesë minuta, gabim, gabim, gabim, gol, gol, gol”, u shpreh Mourinho pas ndeshjes.

Rezultati, eliminim nga turneu që Spurs nuk e fitojnë që nga kohët e Lineker dhe Gascoine. Ka kohë për të folur edhe për Gareth Bale, që as nuk ishte grumbulluar, teksa para ndeshjes Mourinho kishte dhënë një shpjegim të veçantë për motivin.

“Gareth nuk është në stol pasi nuk ishte i kënaqur me stërvitjen e djeshme. Nuk do të thosha që është i dëmtuar, por kishte diçka që nuk shkonte, ndaj gjëja më e mirë për të ishte që të rrinte në shtëpi dhe të punonte me doktorët”, pati thënë portugezi, që pas ndeshjes shtoi:

“Ai i Bale nuk është një dëmtim në të vërtetë, do të thosha që thjesht nuk ndihet në formë dhe pas stërvitjes nuk mund të ishte në 100%. Doja ta bëja të qartë situatën, diçka mbi të cilën jam krejtësisht i sinqertë dhe i hapur”, deklaroi tekniku portugez.

Top Channel

COMMENTS