"> NË STRUMICË PAS GJERASIM QIRIAZIT – ShkupiLajm.com
NË STRUMICË PAS GJERASIM QIRIAZIT

NË STRUMICË PAS GJERASIM QIRIAZIT

Shpërndaje

Dje (14 nëntor) në varrezat e qytetit të Strumicës vizituam varrin e Gjerazim Qiriazit, njëri nga pishtarët e iluminzmit dhe atdhetarizmit shqiptar. Falë kujdesit dhe përkushtimit të përfaqësuesve të Fondacionit ‘Ms. Stone’, ky varr u ruajt të mos grimcohet nga dhëmbi harresës, kurse ITSHKSH ishte logjistika kryesore e ritakimit me Gjerasimin, pikëtisht në ditën kur po fillon edhe manifestimi Ditët e Alfabetit, një ngjarje që pëveç historisë, brenda ka edhe kujdesin dhe ndergjegjësimin tonë në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave që ishin motor i zhvillimit tonë kombëtar.
Sot takuam një pjesë të historisë që Gjerasim Qiriazi e kishte bë duke sakrifikuar edhe shëndetin e tij. Ai vdiq tepër i ri, por na la trashëgim një begati të madhe që lidhet me emancipimin dhe arsimimin tonë, duke filluar nga hapja e Mësonjtores për Vasha në Korçë, për të kaluar tek Kongresi i Alfabetit, ngjarja më madhore e unifikimit kombëtar në agun e Pavarësisë.

Gjerazim Qiriazi fillimisht ishte varrosur në Manastir (vdiq më 2 janar 1894), pranë komplekesit arkeologjik Heraklea. mirëpo mungesa e kujdesit dhe negzhenca e autoriteteve komunale, kishte bërë që të rrezikohet edhe ekzistenca e këtyre varrezave. Para dhjetë viteve Bashkësia Ungjillore kishte vendsur t’i bart këto varre ne nje hapësire tjetër dhe ishte gjetur një qoshe në kuadër të varrezave të qytetit në Strumicë që aty përfundmisht të pushojnë eshtrat e Gjerasimit dhe disa bashkëkohanikëve të tij.

Në fjalimin e tij. Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH e ngriti edhe çështjen e këtyre varreve, duke kërkuar që në të ardhmen të rishqyrtohet mundësia e rivarrimit të Gjerazim Qiriazit dhe të tjerëve në Manastir, ose në ndonjë vend tjetër, ku vendprehja e tyre do të ishte më dinjitoze, ashtu siç ishte edhe vepra e tyre.
E.A.

https://www.facebook.com/emin.azemi.7/posts/10221166910496771

COMMENTS