"> Në transmetim të drejtpërdrejtë, gazetarja në Karolinën e Veriut i shpëton shembjes së urës për një “fije floku” – ShkupiLajm.com
Në transmetim të drejtpërdrejtë, gazetarja në Karolinën e Veriut i shpëton shembjes së urës për një “fije floku”

Në transmetim të drejtpërdrejtë, gazetarja në Karolinën e Veriut i shpëton shembjes së urës për një “fije floku”

Shpërndaje

Një reportere e cila ishte në transmetim të drejtpërdrejtë në Karolinën e Veriut, shpëton për një “fije floku” pasi shembet ura vetëm disa metra larg saj, për shkak të reshjeve të mëdha.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë transmetimit të lajmeve, Amber Roberts, po u tregonte shikuesve për përmbytjet në Alexander County.

“Kjo urë po fundoset”, tha ajo.

Disa sekonda më vonë dhe disa metra larg gazetares, pjesa e rrugës shembet dhe bie në ujë derisa ajo bërtet e tronditur.

https://www.fox46.com/severe-weather/hiddenite-bridge-in-alexander-county-collapses-live-on-air/

Ndërkohë, pas këtij incidenti Roberts shkroi në Twitter që ishte mirënjohëse që ajo dhe kameramani i shpëtuan skenës së rrezikshme pa u lënduar.

COMMENTS