"> Nikollovski: Nëse Dimova nuk jep dorëheqjen, ne do ta shkarkojmë – ShkupiLajm.com
Nikollovski: Nëse Dimova nuk jep dorëheqjen, ne do ta shkarkojmë

Nikollovski: Nëse Dimova nuk jep dorëheqjen, ne do ta shkarkojmë

Shpërndaje

Në “Click Plus” sonte në TV21, Zëvendës Kryeministri për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore Ljupço Nikollovski shprehu mendimin e tij për zhvillimet e fundit me Agjencinë Kombëtare dhe drejtoreshën Lidija Dimova për paratë evropiane.

– Bëhet fjalë për paratë evropiane dhe ne jemi në procesin e fillimit të negociatave me BE-në, po hapim kapitujt dhe sfida të mëdha na presin. Dhe pa marrë parasysh se kujt janë paratë, ligji duhet të zbatohet për të gjithë.

Nuk ka të paprekshëm dhe nuk duhet të ketë.

Dimova është i mendimit se ajo nuk duhet të japë dorëheqjen, dhe kjo është hera e parë që unë do të them se kam një mendim tjetër.

Ne nuk duam të lëmë asnjë dyshim.

Prandaj do të kërkoj që Dimova të japë dorëheqjen.

Nëse ajo nuk e bën atë, atëherë ne do ta shkarkojmë, tha Nikollovski.

COMMENTS