"> Nuk lejohen dasmat dhe koncertet, tha Filipçe – ShkupiLajm.com
Nuk lejohen dasmat dhe koncertet, tha Filipçe

Nuk lejohen dasmat dhe koncertet, tha Filipçe

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, sot në një dalje për media bëri të ditur se masa për ndalimin e organizimit të dasmave dhe koncerte ende po vazhdon. Filipçe tha se organizimi i ngjarjeve nuk do të thotë dasma apo koncerte, por vetëm takime dhe kurse edukative.

“Këto janë ngjarje që mund të organizohen si takime, kurse edukative, por nuk lejohen koncerte dhe dasma. Sepse kemi frikë se distanca midis njerëzve të pranishëm mund të zvogëlohet. Kjo është arsyeja pse ne gradualisht po shkojmë drejt zbutjes së masave. Nëse trendet e uljes së të infektuarve vazhdojnë, koncertet do të lejohen”, tha Filipçe

COMMENTS