"> Orhan Murtezani i AAA-së kandidat për Komunën e Sarajit? – ShkupiLajm.com
Orhan Murtezani i AAA-së kandidat për Komunën e Sarajit?

Orhan Murtezani i AAA-së kandidat për Komunën e Sarajit?

Shpërndaje

Me afrimin e zgjedhjeve lokale partitë kanë filluar të bëjnë të ditur edhe kandidatët e mundshëm për kryetar të komunave. Siç mëson Tetovasot, garës për komunën e Sarajit do t’i prijë Orhan Murtezani nga Alternativa. Gjithashtu, burime brenda Alternativës deklarojnë se Murtezani ka mbështetjen e strukturave partiake.

Nga partneri tjetër i koalicionit që është ASH, siç duket nuk janë të kënaqur me nominimin e Murtezanit, duke e ditur se ASH në këtë zonë ka deputetin e saj nga Saraji.

Edhe në Çair situata pothuajse është e njëjtë, AAA ka konfirmuar Bekim Salin, por ASH-ja insiston që edhe Zudi Koka është kandidat i mundshëm për kryetar të Çairit. Sipas dinamikës aktuale në përzgjedhjen e kandidatëve në opozitën shqiptare do të ketë çarje të reja.

COMMENTS