"> Paradite mot me diell, pasdite shi – ShkupiLajm.com
Paradite mot me diell, pasdite shi

Paradite mot me diell, pasdite shi

Shpërndaje

Moti paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite nën ndikimin e valës së lagësht në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu, të cilat gjatë natës do të intensifikohen dhe do të përhapen në rajonet e tjera. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët veriperëndimore, ku në nivel lokal do të bien mbi 30l/m2. Do të fryejë erë jugore mesatare deri në të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 4 deri në 11 ndërsa e ditës prej 18 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare. Në orët e mbrëmjes dhe të natës do të ketë reshje të shiut. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 9, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Të premten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje shiu veçanërisht paradite. Vende-vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me vetëtima. Më pas pason periudhë e motit kryesisht stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit.

COMMENTS