"> Pas shkarkimit të Dedajt, burri i Osmanit udhëheq me Ambasadën në Maqedoni – ShkupiLajm.com
Pas shkarkimit të Dedajt, burri i Osmanit udhëheq me Ambasadën në Maqedoni

Pas shkarkimit të Dedajt, burri i Osmanit udhëheq me Ambasadën në Maqedoni

Shpërndaje

Që nga dje Ambasada e Kosovës në Maqedoni ka mbetur pa shef të misionit pasi Gjergj Dedaj është shkarkuar nga pozita e ambasadorit në këtë vend fqinj.

Presidentja Vjosa Osmani pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka dekretuar lirimin nga detyra e ambasadorit Dedajn, që në këtë pozitë ishte emëruar nga ish-Presidenti Hashim Thaçi në tetor 2018.

Me shkarkimin e Dedajt nga postimi i ambasadorit në Shkup, Ambasada e Kosovës ka mbetur pa shef të misionit.

E zëvendës shef i misionit në vendin fqinj të Kosovës është Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani.

Me largimin e Dedajt nga ambasada, shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni në cilësinë e të ngarkuarit të përkohshëm me punë është bashkëshorti i Presidentes Osmani.

COMMENTS