"> Pendarovski: Mbështes proces të ri për 27 prillin – ShkupiLajm.com
Pendarovski: Mbështes proces të ri për 27 prillin

Pendarovski: Mbështes proces të ri për 27 prillin

Shpërndaje

Ndërhyrja e dhunshme në Kuvend është një përvojë traumatike, dhe sulmuesit në zemër të Kuvendit nuk janë terroristë. Këtë e deklaroi kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në një intervistë për televizionin Kanal 5, i cili beson se vepra rrezikimi terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, nuk ishte vepra për të cilën duhej të ndiqen penalisht. Përveç kësaj, presidenti thotë se dënimet e të dënuarve ishin të larta dhe mbështet një rigjykim për rastin e 27 prillit, vetëm nëse ka prova të reja.

“Unë nuk mendoj aspak se njerëzit që hynë brenda janë terroristë, madje edhe ata që sulmuan fizikisht njerëz. Ata që sulmuan fizikisht njerëzit i meritojnë ndëshkimet që i morën. Ata që vetëm hynë në ndërtesën e Kuvendit nuk mund të thuhet se janë terroristë. Në këtë moment unë mbështes rihapjen e procesit, nëse ka prova të reja, dëshmitarë të ri të cilët do të hedhin dritë mbi ngjarjen nga një kënd tjetër që do të tregojë se nuk është ashtu siç ishte provuar në gjykimin e parë, ne mund të flasim për këtë= deklaroi Stevo Pendarovski, President/

Ajo që ndodhi në 27 Prill ishte një shkelje e rendit kushtetues, ne të gjithë ishim dëshmitarë të asaj që ndodhi para katër viteve, se ishte një sulm ndaj Shtëpisë së Demokracisë dhe për këtë kishte një proces gjyqësor pas çka ky rast tashmë ka mbaruar- tha Daniela Markoska, deputete e LSDM-së.

Qëndrimet e tilla të shprehura nga Presidenti vijnë vetëm disa ditë pas protestës së organizuar nga VMRO DPMNE, e cila kërkoi rigjykimin e rastit. Edhe Mickoski thotë se ata nuk ishin terroristë.

“A hynë ata në parlament, e që nuk duhej të hynin?” Përgjigja ime është po. A ka pasur dhunë, po, dhe unë nuk e justifikoj dhunën dhe për të qindtën herë e them këtë. Por a duhet të përgjigjen për terrorizëm? Përgjigjja është jo, sepse sot ne jemi i vetmi vend i NATO-s dhe anëtar kandidat për Bashkimin Evropian me 35 terroristë të dënuar- Hristijan Mickoski – Kryetarë i VMRO-DPMNE-së

Aleanca për Shqiptarët dyshon se ekziston një marrëveshje për amnisti politike për ndërhyrjen e përgjakshme dhe të armatosur në Parlament. Dyshimin publikisht e shprehu Sela në përvjetorin e natës kur ai u rrah brutalisht në Kuvend.

Gjykata penale dënoi 16 persona me burgim të përgjithshëm prej 211 vjet, ndërsa Gjykata e Apelit i uli dënimet në 188 vjet. Paralelisht ende po zhvillohet procesi gjyqësor kundër organizatorëve të dyshuar të ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend./Alsat

COMMENTS