"> Pendarovski: Secilit president ballkanik i dal në mejdan, me Aleksandër Vuçiqin nuk mundem – ShkupiLajm.com
Pendarovski: Secilit president ballkanik i dal në mejdan, me Aleksandër Vuçiqin nuk mundem

Pendarovski: Secilit president ballkanik i dal në mejdan, me Aleksandër Vuçiqin nuk mundem

Shpërndaje

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski duke folur për situatën me Covid-19 në Ballkan dhe për vizitën e tij në Bruksel, ka vlerësuar, se me secilin president të shteteve të rajonit do të krahasohej, por jo me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Secilit president ballkanik i dal në mejdan, me Aleksandër Vuçiqin nuk mundem. Këtë e pranoj.
Gazetari: Se është më i mirë se ju?
Në gjithçka është më i mirë. Nga hekurudhat deri te vaksinat… Me secilin mund të krahasohem, me Aleksandër Vuçiqin – kapelën poshtë. Më jepni dikë tjetër për t’u krahasuar, me Vuçiqin nuk mundem, sepse me atë disiplinë me të cilën ai garon, të jem objektiv, unë nuk kam çfarë kërkoj”, tha Pendarovski në intervistë për Televizionin “Kanal 5”, përcjell TV21.

Ka folur edhe për procesin e sigurisë, ku ka njoftuar se mbi 200 funksionarëve do t’u ndahet certifikatë e sigurisë.

COMMENTS