"> Për një javë janë regjistruar 260 viktima nga Covid-19, janë shëruar 4.861 persona – ShkupiLajm.com
Për një javë janë regjistruar 260 viktima nga Covid-19, janë shëruar 4.861 persona

Për një javë janë regjistruar 260 viktima nga Covid-19, janë shëruar 4.861 persona

Shpërndaje

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar raportin javor për situatën me virusin Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë periudhës prej 29 mars deri më 4 prill, janë testuar gjithsej 26.142 materiale dhe pozitivë kanë rezultuar 7.933 individë nga 35 qytete. Kjo paraqet rritje për 6.9% në krahasim me javën paraprake.

Më së shumti raste ka në Shkup, ndërkaq incidenca më e madhe është në Kavadar.

Të sëmurë janë persona nga të gjitha moshat, por më shumë ato mbi moshën 60-vjeçare me gjithsej 2.392 të infektuar.

Në raportin e ISHP-së, gjithashtu njoftohet se të sëmurë ka edhe nga mosha 50-59-vjeçare me gjithsej 1.422 të infektuar, të moshës 30-39-vjeçare me 1.414 të infektuar, të moshës 40-49 me 1.313 të infektuar dhe të moshës 20-29-vjeçare me 917 të infektuar.

Janë sëmurë edhe fëmijët, të moshës prej 10-19-vjeç edhe atë 381 të infektuar.

Janë shëruar 4.861 persona dhe kjo paraqet rritje për 19,8% në krahasim me javën paraprake.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 260 viktima nga 27 qytete, që paraqet rritje për 27,5% në krahasim me javën e kaluar, transmeton TV21

COMMENTS